Integrimi me Fiskalizim
Gjatë procesit të konceptimit dhe zhvillimit të aplikacionit SoftPOS omni-channel, u mblodhën opinionet e shumë klientëve përmes një sërë intervistash. Këto intervista kanë qenë thelbësore për të kuptuar nevojat specifike, preferencat dhe sfidat me të cilat përballen tregtarët në mjedisin dixhital dhe dinamik të tregut të sotëm.
Intervistat u realizuan duke kontaktuar drejtpërdrejt tregtarë të listuar në Shoqatën Shqiptare të Tregtisë Online (AECA) dhe tregtarë të disa prej kompanive fiskale në Shqipëri.
Bazuar në rezultatet e këtyre intervistave, arritëm në përfundimin se integrimi me Fiskalizimin ishte një domosdoshmëri. Ndaj, edhe Pago vPOS është një nga produktet e pakta të integruara me sistemin fiskal në Shqipëri, duke mundësuar një sërë favoresh për tregtarin.
Pse është i rëndësishëm Fiskalizimi?
- Përpuethshmëri me ligjin: Integrimi me sistemin fiskal ju ndihmon të përmbushni kërkesat ligjore pa komplikime.
- Reduktim i kostove: Zgjidhja ul ndjeshëm shpenzimet për tregtarët, duke eliminuar nevojën për sisteme shtesë.
- Inovacion i bazuar te nevojat e tregut: Aplikacioni është zhvilluar bazuar në opinione dhe feedback nga tregtarët shqiptarë, për të siguruar një përputhje optimale me kërkesat.
Pago vPOS kombinon teknologjinë e avancuar me një perdorim shume praktik, duke ju ndihmuar të zhvilloni biznesin tuaj në mënyrë moderne dhe efikase.