Pranim pagesash me kod QR
Pago vPOS është produkti i parë që integron një zgjidhje pagesash në disa kanale (omni-channel) dhe është e integruar me sistemin e fiskalizimit në Shqipëri. Një nga zgjidhjet unike të sistemit tonë është pranimi i pagesës me kod QR.
Gjeneroni kodin QR dhe pranoni pagesa përmes kodit QR nga SoftPOS
Procesi i krijimit të një llogarie nga një tregtar është tepër i thjeshtë, kryhet direkt nga personi dhe zgjat vetëm disa minuta.
- Tregtarët plotësojnë të dhënat bazë dhe ngarkojnë dokumentet KYC direkt nga aplikacioni.
- Duke qënë një proces i shpejtë tregtari mund të nisi pranimin e pagesave menjëherë përmes pajisjes së tij Android.
Për një mbajtës karte, eksperienca e pagesës është e njëjtë si në pagesat e POS-eve tradicionale. Megjithatë, me ne, klientët do të kenë mundësinë të paguajnë në disa forma.
Zgjidhja Pago vPOS ofron një ndërfaqe inovative për pagesa, duke tejkaluar pranimin tradicional të kartave të kreditit dhe debitit. Ajo ofron një gamë të plotë modulesh pagesash, përfshirë këtu jo vetëm kodin QR, pagesa përmes URL-ve por edhe transaksione të tjera të avancuara.
Pranimi i pagesave me kodin QR është tejet i lehtë. Mjafton që tregtari të gjenerojë një kod QR nga aplikacioni i Pago vPOS dhe të pranojë pagesën automatikisht nga blerësi.
Përfitimet kryesore:
- Lehtësi dhe shpejtësi: Gjenerimi i kodit QR realizohet me disa klikime nga aplikacioni.
- Përpunim në kohë reale: Të dhënat e transaksionit përditësohen menjëherë, pa vonesa.
- Eksperiencë intuitive: Për mbajtësit e kartave, procesi është i ngjashëm me atë të POS-ve tradicionale, duke siguruar komoditet dhe besueshmëri.