Pranim pagesash me link URL – Pago

Pranim pagesash me link URL

Sistemi softPOS i Pago ofron një zgjidhje fleksibile, me kosto të ulët dhe teknologji të avancuar për pranimin e pagesave, duke u përshtatur nevojave të një game të gjerë biznesesh, nga shitësit e vegjël deri te korporatat e mëdha. Pago vPOS fokusohet në përdorimin e softPOS-it si një alternativë ndaj pajisjeve tradicionale POS, duke u mundësuar tregtarëve të shndërrojnë telefonat inteligjentë ose tabletët në terminale pagesash.

Kjo zgjidhje transformon procesin e pranimit të pagesave përmes pajisjeve mobile dhe thjeshton hapjen e llogarive, duke reduktuar ndjeshëm pengesat për bizneset që dëshirojnë të pranojnë pagesa elektronike, si dhe duke eliminuar nevojën për investime të mëdha dhe mirëmbajtje. Një nga këto zgjidhje është pranimi i pagesave me Link Unik URL.

Si funksionon?

Ashtu si në rastin e pranimit të pagesave me kod QR, edhe pranimi i pagesave me link URL operon në të njëjtën mënyrë. Tregtari mund të krijojë një link unik URL direkt nga softPOS dhe ta dërgojë te klienti përmes çdo kanali komunikimi, duke e bërë pagesën të thjeshtë dhe të automatizuar.

Me fjalë të tjera, tregtari gjeneron linkun dhe e shpërndan përmes e-mailit, numrit të telefonit, WhatsApp-it ose platformave të tjera sociale. Klienti thjesht klikon dhe hap linkun unik URL, duke përfunduar menjëherë pagesën.

Në këtë mënyrë Pago vPOS transformon pajisjet tuaja mobile në terminal pagesash duke garantuar:

  • Përshtatshmëri: Për çdo lloj biznesi – nga shitësit e vegjël deri te korporatat e mëdha.
  • Fleksibilitet: Paguaj kudo dhe në çdo kohë.
  • Kosto e ulët: Zgjidhja eliminon nevojën për pajisje të shtrenjta dhe mirëmbajtje teknike.
Custom SVG Custom SVG

Ky botim u realizua me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Startup Albania-s dhe Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.